Celebrities Gossip Showbiz

“U frikësova se…”/ Millie Bobby Brown rrëfen tronditjen emocionale pas përfundimit të Stranger Things!

Millie Bobby Brown ka folur hapur për ndikimin emocional që pati përfundimi i serialit “Stranger Things”, duke pranuar se ndarja nga projekti që e bëri të famshme ishte shumë më e vështirë nga sa e kishte menduar.

Aktorja 20-vjeçare, e njohur globalisht për rolin e Eleven, tha se gjatë xhirimeve dhjetëvjeçare kishte krijuar një lidhje të fortë me kolegët e kastit, aq sa i konsideron ata si familje.

Kam kaluar më shumë kohë me ta sesa me familjen time

-ka rrëfyer ajo, duke theksuar se miqësitë e krijuara në set janë bërë pjesë e pandashme e jetës së saj.

Brown tregoi se pas përfundimit të serialit kishte ndjerë frikë se këto marrëdhënie mund të zbeheshin me kalimin e kohës. Për këtë arsye, ajo u kishte dërguar mesazhe kolegëve të saj, duke i pyetur nëse do të vazhdonin të mbeteshin miq dhe duke kërkuar falje në rast se kishte lënduar dikë gjatë viteve të xhirimeve.

U shqetësova se ndoshta nuk do të qëndronim më afër

-tha aktorja, duke pranuar se ndarja nga seti ishte emocionalisht e rëndë.

Seriali “Stranger Things”, i cili përfundoi në fund të vitit 2025, shënoi një periudhë të gjatë të jetës së saj artistike, duke e ndjekur nga fëmijëria deri në moshën e rritur.

Aktorja pranoi gjithashtu se pas mbylljes së projektit kaloi një periudhë të vështirë emocionale, duke përjetuar ndjenja trishtimi dhe boshllëku.

Askush nuk mund ta kuptojë çfarë do të thotë të rritesh për 10 vjet në të njëjtin projekt

-u shpreh ajo, duke e përshkruar “Stranger Things” si një pjesë thelbësore të identitetit të saj.

Pavarësisht ndarjes nga seriali, Millie Bobby Brown tha se lidhjet me kastin mbeten ende shumë të forta dhe se i vlerëson ata si njerëzit më të afërt në jetën e saj.