Millie Bobby Brown ka ndarë së fundmi detaje të rralla nga jeta e saj familjare, duke folur për përvojën si nënë pas adoptimit të një vajze së bashku me bashkëshortin e saj, Jake Bongiovi, në verën e vitit 2025.
Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “Stranger Things” e përshkroi prindërimin si një rrugëtim të mbushur me emocione, lumturi dhe sfida të përditshme.
Ajo tregoi se shpesh i drejtohet nënës së saj për këshilla, veçanërisht kur has situata të reja në rritjen e vajzës. Sipas saj, nëna mbetet personi i parë që telefonon sa herë ka paqartësi apo nevojë për mbështetje.
Kur kam pyetje, zakonisht telefonoj mamanë time. Ajo është gjithmonë aty për të më ndihmuar
-u shpreh aktorja.
Brown shtoi se edhe vjehrra e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, duke i ofruar mbështetje dhe këshilla të vlefshme.
Aktorja dhe Jake Bongiovi, të cilët u martuan në fshehtësi në vitin 2024, kanë zgjedhur ta mbajnë jetën familjare larg vëmendjes së publikut. Sipas saj, ata përpiqen ta jetojnë prindërimin me qetësi, duke u fokusuar te çdo ditë veçmas.
Brown theksoi se ardhja e vajzës në jetën e saj ka ndryshuar gjithçka dhe se dëshiron ta rrisë me bindjen se gratë mund të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos kënaqen kurrë me më pak sesa meritojnë.
Megjithatë, ajo pranoi se surpriza më e madhe ka qenë forca e ndjenjës që ka përjetuar si nënë.
Nuk e kuptoja se si zemra mund të mbante kaq shumë dashuri. Është një ndjenjë e pabesueshme dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë
-tha ajo.