Aktualitet Lajmet e fundit

U kap me pistoletë që do ta shiste në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari!

U kap në flagrancë me një pistoletë, që dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga një 24-vjeçar me banim në Kukës. U procedua penalisht edhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi. Ndërkaq u sekuestrua arma e zjarrit, në kuadër të operacionit policor të koduar “GUN”. Ndalimi u bë në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.

Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B.M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D.I., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.