Aktualitet

U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë!

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u ka duke udhëtuar me një armë zjarri me vete në makinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Confirmation” u vu në pranga shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.