Gjatë Prime-t të së shtunës, tre banorë të rinj u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke u futur në një zonë të re të shtëpisë e quajtur “Akuarium”. Një nga këta banorë ishte edhe Stelina, ish e dashura e Keijsit, me të cilin u njoh në programin Për’puthen. Stelina, së bashku me Mateon dhe Gretën patën një sfidë për të zgjedhur tre banorë të tjerë nga shtëpia për t’i marrë në “Akuarium”, duke i shpëtuar nga televotimi. Gjithsesi, Juela, banorja e cila u zgjodh liderë në shtëpi pati një zgjedhje, për të zëvendësuar një person nga shtëpia me një tjetër nga “Akuariumi”. Ajo vendosi që Mal-i të shkonte në “Akuarium” dhe në vend të tij, Stelina të futej brenda në shtëpi. Në këtë moment, ajo u takua me gjithë shtëpinë, përfshirë edhe Keijsin, të cilit vetëm i dha dorën.