Showbiz

Ukraina merr vendimin e papritur, tërhiqet nga Eurovizioni

Ukraina ka vendosur të tërhiqet këtë vit nga festivali i Eurovizionit dhe kjo për arsye politike.

Këngëtarja përfaqësuese e këtij shteti Anna Korsun e njohur me emrin e artit si Maruv është kritikuar ashpër nga media dhe politikanët e vendit të saj për shkak se performon shpeshherë në Rusi.

Turnetë e saj muzikorë në Rusi janë kthyer në një debat toksik në Ukrainë pasi dënuan këto të parët për aneksimin e Crimeas në vitin 2014 si dhe mbështetjen që rusët dhanë për rebelët separatistë në Ukrainën veriore.

Maruv i është kërkuar kërkuar të nënshkruajë që marrëveshje që e lejon të marrë pjesë në Eurovizion vetëm nëse nuk performon më në Rusi për një periudhë kohe. Këngëtarja ka refuzuar duke u tërhequr nga konkurrimi.

Artistët e renditur të vendin e dytë e të tretë në festivalin shtetëror në Ukrainë nuk pranojnë të zënë vendin e koleges së tyre mbi të gjitha për respekt të të gjithë publikut që zgjodhi atë të parën.