Showbiz

“Unë jam e bukur”, Fifi një thirrje kundër bullizmit

Këngëtarja capkëne Fifi shpeshherë vë në dukje komentet negative të ndjekësve të saj sa i përket peshësh dhe pamjes së saj ku thekson se nuk ndikohet aspak nga to.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram ajo e vërtetoi edhe një herë tjetër këtë gjë duke bërë gjithashtu edhe një thirrje kundër bullizmit.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, -shkruan ajo në diciturën e videos.