E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë arstisja e njohur Fifi. Ajo ka bërë një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke dhënë edhe një mesazh…
Sa e ndien Pavarësinë e Shqipërisë një shqiptare nga Kosova?
Padyshim që më rreh zemra fort. Unë tani kam dhe djalin që është 100% shqiptar, edhe unë jam 100% shqiptare pavarësisht se jam nga Kosova. Nuk do të thotë asgjë që na ndan një kufi. Uroj shumë që këto vitet që do vijnë të na bashkojnë edhe më shumë dhe ta zbusi pak smirën dhe energjinë e keqe, ta duam më shumë njëri-tjetrin, kemi shumë nevojë për dashuri e për atë fjalën e mirë. Nuk na kushton asgjë të themi fjalëm e mirë. Askush nuk e di se çfarë po kalon ai tjetri dhe sa më pak të paragjykosh është më mirë dhe më e shëndetshme për trurin dhe shpirtin tonë. I uroj shqiptarëve Gëzuar Pavarësinë, uroj të shtohen të gjitha këto që thashë, të mos urojmë të keqen për njëri tjetrin, por t’ia urojmë të mirën.