Aktualitet

Urdhërohet shlyerja e pagesave të prapambetura për efektivët!

Pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë së Shtetit, numri një i këtij institucioni, Ilir Proda urdhëron shlyerjen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit, që brenda ditës së sotme, 30 dhjetor, çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë së Shtetit.  Në të kundërt, çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi.

Eshtë fjala për orët suplementare, ato të natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, si dhe çdo pagesë tjetër të prapambetur. Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me Thesarin, për të kaluar pagesat.

Eshtë 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ. Po ditën e sotme, pritet të akordohet dhe lëvrohet shpërblimi për rreth 8 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, vendim që merret nga mbledhja e Këshillit të MInistrave.