Urdhri i farmacistëve ngre alarmin për një fenomen të përhapur ndjeshëm sipas tij kohët e fundit. Në orët e pasdites nëpër farmaci personat e punësuar nuk janë farmacistë të diplomuar. Sipas Urdhrit të Faramcistëve, heqja e disa kritereve në ligjin e shërbimit farmaceutik i’u lë vend këtyre abuzimeve që rriskojnë seriozisht shëndetin e pacientit.
Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve Shqiptar, tha se: “Heqja e disa kritereve për të hapur farmaci në ligjin e shërbimit farmaceutik i’u lë vend këtyre abuzimeve që në fakt rriskojnë seriozisht shëndetin e pacientit. Sot farmaci hap kushdo. Mjafton të punësohet një drejtues teknik”, tha ai.