Travel

10 plazhe magjikë që urojmë të vizitoni në vitin 2022!

Këto parajsa ende janë të ndaluara pasi COVID-i na detyron të tregojmë kujdes maksimal e na ndalon të planifikojmë udhëtime ekzotike. Por, për të fat të mirë, ende na lejohet të ëndërrojmë. Me imagjinatën tonë, na lejohet të udhëtojmë në vendet më të bukura të Tokës. Një prej urimeve më të vërtetë e të ndjerë për Vitin e Ri është që t’i vizitojmë një për një, duke nisur nga plazhi që në mrekullon më shumë.

Ari Atoll, Maldive – Vetëm 18 nga 82 ishuj që e përbëjnë janë të banuar. Të tjerët jo, por kanë një bukuri mahnitëse, ndonëse ende kërcënohen nga ndryshimet e klimës e ngritja e nivelit të oqeaneve.

Ishujt Fiji – Sa mirë do të ishte t’i vizitonim e ta nisnim mbarë Vitin e Ri! Nga kjo parajsë rëre e bardhë, deti blu e dielli që shkëlqen, edhe viti 2022 duket premtues e nuk na mbetet tjetër veçse t’i provojmë!

Tres Trapi, Aruba – Jemi në bregun verior të Arubës, ishullit të bukur të Karaibeve. Vend perfekt për të pushuar dhe çfarë është më e rëndësishme, edhe në këtë periudhë COVID-i, mund të arrihet.

Palau, Mikronezia – Zhvendosemi në mes të Oqeanit Paqësor, rreth 500 km në lindje të Filipineve. Në Palau mund t’i gëzohesh mbi 1500 kilometrave plazhe spektakolare. Emri i arkipelagut do të thotë “përrallë” e duke admiruar pamjet, ky është një emër plotësisht i merituar.

Ishujt Cook – Arkipelagu përbëhet nga 15 ishuj, më i madhi i të cilëve është Rarotonga, ku shtrihet një vend malor. Në veri të tij gjendet ishulli Aitutaki, i rrethuar nga një lagunë që rrethohet nga shkëmbinj koralorë nënujorë.

Makena Beach, Maui, Hawaii – Makena Beach është një plazh me një rërë të artë dhe që kur perëndon dielli merr nuanca rozë e madje të kuqe. Kontrasti me detin është befasues. Ishulli i Mauit është i dyti për nga sipërfaqja.

Anakena/Kili, Ishulli i Pashkës – Rëra e bukuria e detit nuk kanë nevojë për përshkrim. Sipas traditës, pikërisht këtu kanë zbarkuar banorët e parë të ishullit. Aty mund të lahesh nën vështrimin e 7 statujave, figura guri simbol.

 

Bora Bora, Polinezia Franceze – Ishulli Bora Bora në Oqeanin Paqësor është një emër që vetëm ta përmendësh të bën të përfytyrosh parajsën, një mrekulli e natyrës.

 

La Pelos, Stintino – Gjendet në Sardenja të Italisë, por është shumë më pak i aksesueshëm krahasuar me shumë lokalitete të tjera ekzotike. Laguna magjepsëse synohet nga turistët e shumtë e mund të vizitohet edhe në dimër, jo për t’u larë, por për të shijuar panoramën.

 

Entalula, Filipine – Pjesë e provincës Palawan, në perëndim të Filipineve, ofron plazhe të bardhë, det aspak të ndotur. Ndoshta pak e vështirë ta arrish, por nëse mjaftoheni me admirimin e pamjeve, kjo është më pak e ndërlikuar.