Celebrities Gossip Showbiz

Reperi Quavo publikon videon duke konsumuar një hot dog 100 mijë dollarë!

Së fundmi reperi Quavo bëri bujë në mediat sociale pasi publikoi një video të tij duke shijuar një hot-dog për të cilin ai pretendoi se kushtonte shumë. Reperi i njohur zgjodhi një garniturë të pazakontë, përtej ketchup-it dhe mustardës tipike.

Në veçanti, hot-dogu është spërkatur me ar, gjë që sipas tij ka rritur ndjeshëm çmimin e ushqimit.  “100,000 dollarë hot dog”,-tha Quavo teksa shijonte ushqimin. Ndërkaq, në vitin 2012, “Today” raportoi se një hot-dog si ai që konsumoi reperi do t’i kushtonte një restoranti rreth 2300 dollarë.