Showbiz

’90 vjetori i krijimit të Mickey Mouse, Gigi dhe Bella pozojnë të veshura si karakteri më i famshëm i “Disney”

Motrat supermodele ishin krah njëra-tjetrës teksa sfiluan në pasarelën e “Victoria’s Secret” më 8 nëntor dhe janë bashkuar sërish për një set të rëndësishëm në industrinë e Hollywood.

Dy bukuroshet kanë pozuar për revistën prestigjose “Chaos” për nder të figurës më të hershme të “Disney”, Mickey Mouse. Ky karakter i animuar gëzon ’90 vjetorin e krijimit të tij dhe të gjithë SHBA-në, njerëzit kanë ndarë kujtimet e tyre me Micky Mouse.

Duke sjellë një version më modern në kopertinën e kësaj reviste, Gigi dhe Bella kanë zbuluar se sa të dashuruara janë me këtë personazh. Vajzat kanë zbuluar se kur ishin të vogla shkonin çdo fundjavë në “Disneyland” vetëm për të parë Mickey Mouse.