Celebrities Gossip Music Showbiz

A do të ndryshohet koreografia e Ronela Hajatit në Eurovizion?! Ardit Çuni vendos pikat mbi “i”!

Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar.

Teksa i afrohemi datës 10 maj që do hapë spektaklin pikërisht me këngën e Ronelës, kanë nisur provat zyrtare ku ajo ishte gjithashtu e para. Fotot dhe videot e postuara të shtunën pasdite morën mjaft vëmendje dhe u pëlqyen tepër nga fansat të cilët janë mjaft të emocionuar për performancën e Ronelës. Por, ajo që habiti ishte veprimi i Eurovision i cili fshiu nga faqja zyrtare foton e këngëtares gjatë performancës, pasi i ka konsideruar shumë “provokuese”.

Këngëtari Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike në Instagram duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit. Ai konfirmoi se fotoja kryesore e këngëtares shqiptare është fshirë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se mund të keqinterpretohej nga publiku si një performancë +18.

Megjithatë, ai konfirmoi se sa i përket koreografisë së Ronela Hajatit në Eurovision, nuk do të ketë asnjë censurim dhe asnjë ndryshim.

Detyra ime ishte të jap një njoftim zyrtar rreth thashethemeve që janë këto ditë nëpër portale, për pjesën nëse jemi censuruar apo jo. Janë fshirë fotot e Ronelës në Instagramin zyrtar për shkak se fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por në fakt ishte thjesht një pjesë nga e gjithë videoja që pasi të gjithë stafi e panë, vendosën që nuk ka asgjë që nuk shkon.