Celebrities Gossip Showbiz

“A jeni gati?”, mos ndoshta Luiz Ejlli do të jetë pjesë e “BBV3”?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Ditën e sotme pasi është kthyer nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” që po zhvilloheshin në Shkodër, Luiz Ejlli ka treguar se ka shkuar në zyrat e Top Channel dhe ka ngritur dyshimet se mos ndoshta do të jetë përsëri pjesë në sezonin e ri të “BBV”. Kjo pasi gjatë videos është shprehur me disa fjalë dhe ka treguar logon e “BBV”:

Jam këtu te zyrat e Top-it dhe desha me ju pyetur diçka, a jeni gati për treshin?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Këtë javë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për prezantimin e emisionit “Kepi i VIP-ave”. Luiz Ejlli  nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo. Shumë i nervozuar, Luizi ka postuar një video teksa flet gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me të cilin ka ditë që është i angaxhuar dhe i ka kthyer një përgjigje Ronaldos dhe çdo kujt tjetër që ka ‘sulmuar’ Kiarën dhe debati virtual ka vazhduar.