Film & Tv

A jeni kuriozë të dini se çfarë do të lançohet nga ‘Netflix’ këtë nëntor?

Duke qënë se muaji nëntor po vjen, normalisht që edhe dashamirësve të filmave ju duhet një listë me filmat që pritet që të lançohen në këtë muaj. Nuk bëhet fjalë vetëm për filma, por edhe për seriale, duke qenë se avash avash edhe sezonin e Halloween-it po e kalojmë ne po hyjmë në një sezon shumë më të bukur siç është ai i Krishtlindjeve. Por pa arrtiur akoma tek festat e fundvitit në je njohim më një listë të serialeve dhe filmave që pritet të lançohen shumë shpejt.

1. ‘Big Mouth’ sezoni 5 (5 nëntor)

Komedia e preferuar e të gjithëve sidomos moshave të reja është rikthyer për një sezon të pestë, dhe Andrew, Nick, Jessi, Missy dhe të gjithë të tjerët janë po aq sa të çuditshëm aq dhe më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin.

2. ‘Passing’ (10 nëntor)

 

Bazuar në romanin e vitit 1929 nga Nella Larsen, filmi me debutimin artistik të Rebecca Hall, ndjek dy gra me ngjyrë, të afta që “kalojnë” ose arrijnë që të shihen më ndryshe ndërkohë që jetojnë jetën e tyre në anët e kundërta të ndarjes racore para Luftës së Dytë Botërore në Nju Jork. Pjesë e kastit janë edhe yjet si Tessa Thompson dhe Ruth Negga.

3. ‘Tiger King 2’ (17 Nëntor)

 

Dokumentari që mahniti kaq shumë prej nesh gjatë gjithë ditëve të para të pandemisë COVID-19 pritet që të rikthehet dhe të vijë me shumë zhvillime të reja. Sezoni i dytë u filmua në vitin 2020 dhe një pjesë në vitin 2021. Megjithatë ende nuk dihet se cilët personazhe nga sezoni i parë do të shfaqen në vazhdimin e serialit.

4. ‘The Princess Switch 3: Romancing the Star’ (18 Nëntor)

Ky është një film komedi dhe romancë amerikane për Krishtlindje me regji të Mike Rohl dhe shkruar nga Robin Bernheim Burger bazuar në personazhet e krijuar nga ai dhe Megan Metzger. Filmi i tretë në ekskluzivitetin e “The Princess Switch”, interpreton Vanessa Hudgens, Sam Palladio, Suanne Braun dhe Nick Sagar. Historia ndjek Margaret Delacourt, Dukeshën e Montenaros, Stacy Juliette De Novo Wyndham, Princesha e Belgravia dhe Lady Fiona Pembroke, kushërira e Margaret. Kur vidhet një relike e çmuar e Krishtlindjeve, treshja mblidhet dhe gjurmojnë një hajdut misterioz bizhuterish.

5. ‘Cowboy Bebop’ (19 nëntor)

 

Një skuadër e madhe e gjuetarëve të dhuratave ndjekin kriminelët më të rrezikshëm të galaktikës në këtë riimagjinim ‘live-action’ të serialit të dashur japonez.