Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Efi Dhedhes nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Ke pasur komunikim me Kiarën?
Jo nuk kam pasur, nuk kemi pasur kohë të flasim, por do të kemi mjaftueshëm në vazhdim.
Po me Luizin?
Jo, akoma jo. Po prit se dje mbaroi, kishte afterparty-n mbrapa, unë ika në shpi.
Kur ke qenë në fillimet në Big Brother ke thënë se je në një lidhje. Je akoma e lidhur?
Po, po.
A je e lumtur?
Pafund.
Cili ishte mesazhi që more?
Është personale.
Intervistat kanë qenë të shumta dhe Amos Zaharia nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media, ku ka treguar se si është marrëdhënia e tij me Dea Mishel tani pas finales.