Auto & Moto

A ka në plan Ferrari të shtojë prodhimin? Flet CEO i kompanisë Benedetto Vigna!

Së fundmi CEO i Ferrarit, tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën. Benedetto Vigna tha për CNBC se:

Ne jemi një markë që nuk po kërkon vëllim. Ne jemi një markë që kërkon vlerë dhe respekton klientin. Për ne, klienti është shumë i rëndësishëm. Klienti po i jep një vlerë makinave tona sepse ato janë unike, janë të kufizuara, janë ekskluzive. Ne mund të bënim më shumë, por kjo nuk ka kuptim. 

Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur 44% gjatë vitit të kaluar, me një vlerësim më të lartë se Ford ose General Motors, duke krijuar presion nga aksionerët për të vazhduar rritjen e fortë të shitjeve dhe vëllimit. Ferrari gjithashtu pritet të ketë një kontroll të ngushtë në prodhim. Vitin e kaluar, Ferrari prodhoi 13,221 automjete, një rritje prej 18,5% krahasuar me vitin 2021.

Rikujtojmë, se në 13 nëntor të këtij viti, në Nju Jork, do të dalë në ankand një makinë që do të bëhet me siguri një nga më të shtrenjtat në botë. Bëhet fjalë për një Ferrari 250 GTO, një nga makinat më klasike dhe më të vlerësuara në planet. Ky Ferrari ka dalë i dyti në garën e 1000 kilometrave në Nurburgring, në vitin 1962 dhe ka marrë pjesë në 24 Orët e La Manshit po atë vit. Ka lyerjen origjinale me të cilën garuan pilotët Lorenzo Bandini dhe Mike Parkes.