Gossip Showbiz

A pendohet Fifi që e nxorri Arditin në nominim me Donaldin?

Mbrëmjen e të martës, gjatë spektaklit të madh, ata që u zgjodhën nga banorët për të shkuar në nominim ishin Graniti dhe Arditi, por atë mbrëmje, e preferuara e publikut u zgjodh Fifi dhe kishte në dorë fatin e dy banorëve.

Ajo mund të zgjidhte njërin prej tyre për ta shpëtuar nga televotimi dhe ta zëvendësonte me një banor tjetër, dhe ashtu bëri. Fifi vendosi të shpëtonte Granitin, duke çuar në nominim krah Arditit, Donaldit, që ishte një ndër nominimet e saj në dhomën e rrëfimit.

Të premten, nga shtëpia u largua Ardit Çuni, i cili në këtë formë e humbi ‘betejën’ me Donaldin. Por a u pendua Fifi për zgjedhjen e bërë?!
Këtë ajo e shprehur disa orë më parë, në një bisedë me një prej konkurrentëve të rinj, Dj PM, ku tregoi se nuk duhet ta kishte zëvendësuar Granitin me një konkurrent të fortë.

E ndryshova me njërin prej më të fortëve në shtëpi. Unë kisha nominuar Donaldin dhe Sarën dhe mund ta kishte ndryshuar Granitin me ndonjë tjetër, jo domosdoshmërisht me njërin prej tyre. Nuk e di pse ma dha truri. Nëse e nominoja me Sarën, automatikisht Sara dilte.

Këto fjalë ngjallin pak dyshim pasi ‘fitorja’ e Donaldit në këtë televotim ishte mëse e sigurt dhe ajo ishte e vetëdijshme për këtë gjë, por gjithsesi vendosi ta bënte shkëmbimin me Donaldin dhe jo Sarën, e cila kujtojmë se ishte pjesë e 5 banorëve më pak të preferuar nga publiku.