Celebrities Gossip Showbiz

“Aborti më shpëtoi jetën…”/Këngëtarja Halsey rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj!

Halsey së fundmi ka shprehur se aborti i shpëtoi jetën përpara se të mbetej shtatzënë me djalin Ender. Këngëtarja e njohur shkroi një letër të hapur në ‘Vogue’, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë për të ndaluar abortin.

Shumë njerëz më kanë pyetur nëse, që nga momenti kur kam sjellë në jetë një fëmijë pas vitesh përpjekjesh për ta bërë këtë, unë e kam ndryshuar qëndrimin tim ndaj abortit. Përgjigja është me vendosmëri jo. Në fakt, kurrë nuk jam ndjerë më e bindur për këtë. Aborti më shpëtoi jetën dhe i dha rrugë djalit tim që të kishte një jetë. Çdo person meriton të drejtën për të zgjedhur kur, nëse dhe si do ta ketë këtë përvojë të rrezikshme dhe që ndryshon jetën. Unë do të mbaj djalin tim në njërin krah dhe do të luftoj me gjithë fuqinë time me tjetrin.

Halsey, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë me Alev Aydin në korrik 2021, zbuloi gjithashtu se kishte abortuar tre herë para se të mbushte 24 vjeçe.

Më dukej një ironi mizore që mund të mbetesha shtatzënë me lehtësi, por vuaja për ta mbajtur një shtatzëni. Një nga abortet e mia kërkonte ‘përkujdesje të mëtejshme’, një mënyrë e butë për të thënë se kisha nevojë për një abort, sepse trupi im nuk mund ta ndërpriste vetë shtatzëninë plotësisht dhe do të rrezikoja shumë pa ndërhyrje mjekësore.

Këngëtarja shtoi se ajo qau gjatë procedurës sepse ishte e dëshpëruar për t’i dhënë fund shtatzënisë.

Kisha frikë për veten time dhe isha e pafuqishme. Isha përgatitur për më të keqen. Unë dhashë udhëzime të detajuara në lidhje me dhurimin e organeve të mia nëse vdisja ose shpallesha e vdekur nga truri. Sa qesharake që ndërsa zemra ime po bënte një sërë lëvizjesh të pavullnetshme në një tavolinë operacioni, një zemër që rrihte në barkun tim mund të nënkuptonte se nuk mund të jepja miratimin për të shpëtuar jetën time.

Artikulli vjen vetëm disa ditë pasi Halsey performoi në Arizona dhe u tha fansave se duhet të largohen nga koncerti nëse mbështesin vendimin e Gjykatës së Lartë për të drejtat e abortit. Rikujtojmë, se kohët e fundit artistja është shtruar shumë shpesh në spital. Halsey zbuloi se është diagnostikuar me sindromën Ehlers-Danlos, sindromën e Sjogren, sindromën e aktivizimit të qelizave të mastociteve (MCAS) dhe sindromën e takikardisë ortostatike posturale (POTS).