Gossip Showbiz

Halsey zbulon betejën me lupus dhe leuçemi, por vazhdon të krijojë muzikë?

Këngëtarja Halsey ka treguar se po përballet me probleme të rënda shëndetësore, pasi është diagnostikuar me lupus dhe një formë të rrallë të leuçemisë. Trajtimi me kimioterapi ka sjellë përmirësime, por artistja 30-vjeçare vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor.

Do të vazhdoj kimioterapinë. Problemet më serioze supozohet se janë nën kontroll në këtë pikë

-tha Halsey, e cila është shquar gjithmonë për transparencën ndaj fansave.

Për administrimin e trajtimeve, ajo po përdor një pajisje të posaçme që vendoset nën lëkurë dhe lidhet drejtpërdrejt me venat, duke shmangur qëndrimet e gjata në spital.

Halsey ka folur edhe më herët për sfidat shëndetësore, duke zbuluar se vuante nga sindroma Ehlers-Danlos, sindroma Sjögren dhe sindroma e takikardisë ortostatike posturale, të cilat i janë përkeqësuar sidomos pas lindjes së fëmijës.

Megjithë vështirësitë, artistja konfirmoi se vazhdon të punojë për muzikë të re:

Muzika më jep energji. Është thelbësore gjatë rikuperimit. Por nuk mund të them kur do të publikoj diçka.