Tech

Abuzim me pozitën dominuese, paditet “Amazon”…

Prokurori i Uashingtonit nisi një proces gjyqësor kundër “Amazon”, me akuzën për pengim të konkurrencës në tregtinë në internet. Prokurori Karl Racine detajoi ankesën duke thënë se:

Sjellja e Amazon dhe pjesa e saj në treg provojnë qëllimin e saj për të ndërtuar një monopol dhe tregojnë një probabilitet të rrezikshëm suksesi. Amazon ka përdorur pozicionin e saj dominues në tregun e shpërndarjes në internet për të fituar me çdo kusht. Grupi i Seattle maksimizon fitimet e tij në kurriz të shitësve dhe konsumatorëve të detyruar të paguajnë çmime artificialisht të larta, ndërsa dëmton konkurrencën dhe inovacionin.

Racine po synon veçanërisht kufizimet në kontrata për tregtarët, që “Amazon” thotë se i hoqi në 2019, por që, në realitet, kjo dispozitë është zëvendësuar në heshtje me një tjetër, ekuivalente, që thotë se shitësit e palëve të treta mund të sanksionohen ose të pushohen nga “Amazon”, nëse ata tregtojnë produktet e tyre me çmime më të ulëta diku tjetër.

Prokurori përmendi, gjithashtu, edhe “komisionet e larta” të marra nga firma: “deri në 40% të çmimit të produktit”. Rikujtojmë, se binezmeni Marc Pocan ka bërë një deklaratë tronditëse ne Twitter ku ka hedhur akuza të forta ndaj kompanisë së njohur “Amazon” të miliarderit Jeff Bezo-s.

Por nuk mbeti me kaq! “Amazon” ka ardhur me një tjetër reagim ku më në fund ka pranuar përgjegjësinë e saj, duke theksuar se mohimi ishte “një autogol”.

Me siguri ju nuk e mbani mend se sa shpesh keni kërkuar produkte në Amazon. Ju me siguri përdorni llogarinë tuaj “Amazon Prime” për gjëra të domosdoshme, për tualetin, produktet e bukurisë por ne ju sugjerojmë shumë që të hidhni një vështrim përmes opsioneve të veshjeve para se të plotësoni blerjet tuaja sepse thjesht mund të habiteni nga ajo që do të gjeni.