Bota

A detyroheshin punonjësit të urinonin në shishe? Ja e vërteta e “Amazon”!

Para disa ditësh, kompania e njohur “Amazon” u akuzua se i detyronte shoferët të urinonin në shishe për shkak të mungesës së kohës për të shkuar në tualet. Por, “Amazon” iu përgjigj kësaj akuze duke shkruar:

Ju nuk e besoni me të vërtetë atë gjënë e urinimit në shishe? Nëse do të ishte e vërtetë, askush nuk do të punonte për ne.

Por nuk mbeti me kaq! “Amazon” ka ardhur me një tjetër reagim ku më në fund ka pranuar përgjegjësinë e saj, duke theksuar se mohimi ishte “një autogol”.

Ne e dimë që ndonjëherë shoferët tanë mund të kenë probleme në gjetjen e tualetit për shkak të trafikut ose ndonjëherë sepse ecin në rrugë në zonat rurale, dhe kjo veçanërisht në periudhën e pandemisë kur shumë tualete publike u mbyllën.

Rikujtojmë se themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos para disa kohëve lajmëroi se do të largohet nga roli i shefit ekzekutiv të gjigantit të tregtisë elektronike. Ai ka lajmëruar se do të bëhet kryetari ekzekutiv, pasi në këtë rol ka mundësi që të angazhohet dhe me sipërmarrjet e tij të tjera.

Bezos, që njihet si personi më i pasur i botës do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht është drejtor informatik në Amazon. Ky ndryshim do të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2021, ka njoftuar kompania e njohur.

Ndërkaq, në 4 muaj, MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhuroi mbi 4 miliardë dollarë për ushqime dhe ndihma emergjente përmes 380 organizatave bamirëse.