Celebrities Showbiz

“Ajo është lojtare më e fortë!”/Ronaldo Sharka nuk e shikon çiftin Romeo-Heidi në finale!

Ronaldo Sharka ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një analizë të lojës së deritanishme të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai deklaroi se nuk shikon as Romeon dhe as Heidin në finalen e madhe. Më tej, ai vazhdoi duke thënë se Heidi është konkurente më e fortë se aktori.

Nuk e besoj se do jenë finalistë. Nuk e besoj, o njëri o tjetri. Mundet të mos jetë asnjëri. Ky “Big Brother” është shumë i çuditshëm. Nëse e shikojmë “Big Brother” si reality, Romeo po është reality, interesohet se e njoh edhe jashtë. Nuk mendoj se të dy do të jenë në finale, ka plot emra të tjerë. Heidi mendoj se është lojtare më e fortë, nuk jep asnjëherë përgjigje në Prime, ia kalon topin Romeos, ky skuqet.

Sipas tij, dy banorët kanë krijuar lidhje në mënyrë që t’i ndihmojë në ecurinë e lojës.

Të dy personazhet e dinë mirë që marrëdhënia do i ndihmonte, do i fuste më lehtë në treg. Nuk mendoj se dy njerëz që duhen nuk i dinë emrat e prindërve të njëri-tjetrit, apo sa vëllezër ka tjetri. Heidi nuk i di këto.