Celebrities Showbiz

Ronaldo Sharka zbulon partnerin e Egla Cenos: “Është artist…”

Egla ka deklaruar së fundmi në “Big Brother VIP 3” se është e dashuruar jashtë, duke habitur të gjithë, pasi në 90 ditë qëndrim brenda shtëpisë së BBV ajo është treguar shumë hermetike dhe nuk ka treguar për jetën e saj private. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, gazetari Ronaldo Sharka u shpreh se e njeh partnerin e Eglës dhe se merret me muzikë. Ndër të tjera, Ronaldo shprehet se Egla, që pas rikthimit nga dhoma e ‘Torturës së Bardhë’, nuk është asgjëkundi, madje ai ka thënë se disa herë aktoren e ka parë arrogante dhe ndaj publikut i cili e ktheu përsëri në shtëpi.

Neada Muçaj: Për t’iu rikthyer debatit Egla-Jetmir, edhe Egla është prekur, ka qarë. Thotë jam lodhur, nuk mbaj dot më. Mos i mungon dikush nga jashtë?

Bledi Salaj: Kam burrë tha.

Neada Muçaj: Kam një marrëdhënie jashtë por nuk flas për të.

Ronaldo Sharka: Unë e njoh atë.

Bledi Salaj: Paska domethënë?

Ronaldo Sharka: Po ka një partner. Nuk do them emra se është e drejta e tyre ta bëjnë publike apo jo. Është artist, merret me muzikë. I lezetshëm, është interesant.