Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Ajo nuk ishte skena më ekstreme e Eglës…”/Arjola Shehu komenton skualifikimin e banores nga “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Arjola Shehu. Skualifikimi i Eglës nga “BBV”, si e komenton Arjola këtë?

Ajo arriti të fitonte një pjesë të madhe të publikut, një pjesë e madhe thanë që largimi i Eglës është humbje, disa të tjerë thanë që është 1 prilli, pra nuk e besonin. Pash postime që për një 1 prill Egla do të kthehet. Egla përtej asaj që është jashtë, brenda “BBV” tregoi një sjellje shumë agresive, si disa lojtarë të tjerë aty brenda. Dikush ia kuptoi një pikë të dobët Eglës siç ishin Ilnisa dhe Meritoni. Unë nga ajo pashë disa skena në ekran që nuk duhet të bëheshin. Na futën edhe neve në një energji të panevojshme. U evidentua si një lojtare fituese dhe ishte normale të kishte armiq. Egla kishte përsëritur disa sjellje jo të mira aty brenda dhe produksioni ende nuk kishte marrë asnjë masë. Ato skena ndikojnë shumë keq në vetëdijen e njerëzve dhe nuk janë fare skena të mira për t’u parë. Ajo nuk ishte skena më ekstreme e Eglës por kjo që ndodhi është edhe një mësim për ata të tjerët.

Çfarë pritet të ndodhë me Meritonin dhe Ilnisën të martën?

Nëse Egla pëlqehej shumë dhe votohej tek Ilnisa dhe Meritoni ka zero mbështetje, një pjesë e vogël i mbështet. Nuk janë shumë miqësorë brenda shtëpisë. Mendoj që publiku do të donte një nominim kokë më kokë. Kur hyri Ilnisa e mendoja shumë të fortë por pash që kur ra në dashuri me Meritonin ra në një qetësi, nuk e donte më debatin. Nuk po prodhon më, as skena gazmorë, asgjë. Përballë njëri tjetrit mendoj se Meritonte do të fitonte.

Rihyrja e Gracianos?

Po të isha aty brenda dhe të hynte Graciano do shikoja kë do të sulmonte. Nëse nuk do të isha një nga personat që Graciano do të sulmonte do të bëhesha merak. Edhe banorët që janë brenda me hyrjen e tij diçka duhet të kuptojnë sepse ai vjen me bagazh informacionesh. Nuk është se doli një lojtar jo i fortë por jo një personazh themel. Nuk e mori asnjëherë fokusin si liderët e asaj shtëpie.