Bota

Aksidentoi për vdekje babain e Nicki Minaj, arrestohet autori

Kapet autori i dyshuar i aksidentit rrugor që shkaktoi vdekjen e babait të reperes amerikane, Nicki Minaj. Sipas autoriteteve në Shtetet e Bashkuara, në pranga ra Charles Polevich, i akuzuar se u largua pas përplasjes dhe për manipulim të provave. 70-vjeçari tha se është i pafajshëm ndërsa u la i lirë pasi pagoi 250 mijë dollarë garanci.

Te premten e kaluar, Robert Maraj, po ecte në rrugë në Mineola, në Long Island të shtetit të Nju Jorkut kur u godit nga një makinë, drejtuesi i së cilës u largua. Për shkak të dëmtimeve, 64-vjeçari ndërroi jetë në spital, pas 24 orësh.

E lindur në Trinidad dhe Tobago, 38-vjeçarja Nicki Minaj e cila u rrit në Queens të Nju Jorkut pranë zonës ku ndërroi jetë babai i saj, ende nuk ka reaguar zyrtarisht mbi aksidentin tragjik.