Së fundmi aktori Chris Hemsworth ka njoftuar se do të bëjë një pushim nga aktrimi, pasi mësoi se ka një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Ylli i “Thor” i mori këto të dhëna gjatë xhirimeve të serialit dokumentar, “Disney+ Limitless”, gjatë të cilit ai bëri disa teste të caktuara. Me këtë rast, mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna dhe një nga babai, gjë që e bën atë 8 deri në 10 herë më të rrezikuar për ta zhvilluar sëmundjen.
Aktori ka thënë se testet konfirmuan “frikën e tij më të madhe”, duke shtuar se tani planifikon të ndërmarrë hapa parandalues për të mos e lejuar zhvillimin e sëmundjes. Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i zakonshëm i demencës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda të kujtesës, konfuzion dhe probleme komunikimi.
Rikujtojmë, se sezoni i katërt i “The Witcher” tani do të ketë një tjetër aktor protagonist në vend të tij. Fansat e serialit “The Witcher” janë tronditur nga lajmi se aktori kryesor i serialit, Henry Cavill, do të zëvendësohet nga Liam Hemsworth në sezonin e katërt. Cavill do të vazhdojë të luajë Geralt of Rivia në sezonin e tretë të serialit hit, përpara se t’ia ‘dorëzojë’ rolin Hemsworth.
Lajmin e bëri të ditur Netflix ku njoftoi për këtë ndryshim duke ndarë deklarata nga dy aktorët. Megjithatë, lajmi për ndryshimin e kastit është pritur keq nga shumë fansa të serialit, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në rrjetet sociale. Disa madje kërcënuan se do të bojkotojnë “The Witcher” për shkak të kësaj.