Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e “Game of Thones” pretendon se është përdhunuar nga Marilyn Manson, ja historia e frikshme e raportit të tyre

Marilyn Manson po paditet nga një aktore e “Game of Thrones” e cila po pretendon se këngëtari e ka përdhunuar. Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga “TMZ”, Esme Bianco, e cila njihet më shumë për rolin e saj si Ros në serialin hit të “HBO”, pretendoi se ajo është droguar, torturuar dhe sulmuar seksualisht nga muzikanti 52-vjeçar. Bianco u takua me Manson në 2005-ën përmes të fejuarës së tij të atëhershme ku ai i shprehu interes për të qënë pjesë në disa projekte filmike.

Manson ra sërish në kontakt me Bianco pas divorcit në vitin 2007-ën dhe më pas bëri “përpjekjet e tij të para seksuale” ndaj saj duke kërkuar fotografi nudo, por veproi sikur po bënte shaka. Abuzimi filloi kur rrokeri u nis me të drejt Los Anxhelos-it në fillim të vitit 2009 për të filmuar një video muzikore për këngën e tij “I Want to Kill You Like They do in the Movies”. Bianco rrëfen se kur mbërritën në destinacion, nuk kishte asnjë ekip filmi dhe ishte vetëm Marilyn. Ajo supozohej të qëndronte me të, të ishte nën ‘shërbimin’ e tij 24/7 dhe të vishte “kostumin” e saj të të brendshmeve dhe kjo sipas tij jo pa arsye.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se 38-vjeçares, dyshohet se iu dha drogë dhe alkool, si dhe iu nënshtrua kërcënimeve të dhunës dhe përdhunimit. Bianco dyshohet se u lidh nga këngëtari në një pozicion lutjeje dhe u rrah nga Manson me një kamxhik të cilin i tha se ka qenë përdorur për torturat e Nazistëve. Pasi u manipulua për të besuar se e gjitha ishte pjesë e xhirimit të videos, Bianco dhe Manson filluan një marrëdhënie seksuale në maj të 2009-ës. Ata mbajtën një lidhje në distancë deri në 2011-ën kur Manson e bindi atë që të transferohej në Los Angeles dhe të jetonte me të duke i premtuar asaj role në filma. Gjatë asaj kohe, Bianco pretendon se ajo duroi abuzimin e vazhdueshëm nga Manson, duke përfshirë abuzimin verbal dhe privimin e gjumit.

Por, historia e frikshme nuk mbaron me kaq. Bianco gjithashtu pretendon se Manson e ndoqi një herë rreth shtëpisë me sëpatë. Aktorja thotë se ajo u përdhunua nga Manson në maj 2011-ës, por procesi gjyqësor nuk përcakton nëse ajo raportoi përdhunimin ose abuzimin e pretenduar në polici. Sakaq, gjatë kësaj periudhe aktorja ishte pjesë e “Game of Thrones” si Ros nga viti 2011 deri në 2013-ën.