Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Sofia Vergara ka disa kërkesa sa i përket divorcit me Joe Manganiello!

Sofia Vergara kërkon që gjykata të trajtojë me kujdes divorcin e saj nga Joe Manganiello. Aktorja kolumbiane po kërkon që të gjitha të ardhurat e saj para dhe gjatë martesës t’i mbeten në posedim së bashku me bizhuteritë dhe koleksionin e saj të floririt. Këto kërkesa janë pjesë e përgjigjes së Vergara ndaj kërkesës së divorcit të Manganiello.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre pas shtatë vitesh martesë me një deklaratë të përbashkët për Page Six më 17 korrik. Manganiello, i cili është 46 vjeç, bëri kërkesë për divorc dy ditë pasi çifti njoftoi ndarjen e tyre. Ata vendosën të bënin një deklaratë të thjeshtë për të shpallur divorcin duke thënë:

Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë. 

Që atëherë të dy aktorët kanë përmendur disa aspekte për të cilat nuk arrinin të binin dakord dhe që ishin të papajtueshme në dosjet e tyre të divorcit. Data zyrtare e ndarjes së tyre është 2 korriku i këtij viti.

Sipas burimeve, teksa të dy personazhet e famshëm u përpoqën ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte, ndryshimet e tyre në stilin e jetesës shkaktuan shumë probleme. Sofia-s i pëlqen të qëndrojë në qendër të vëmendjes së Hollywood-it, ndërsa Joe preferon një mënyrë jetese më private. Çifti kishin kaluar periudha të ndryshme të vështira në martesën e tyre, por gjithmonë ia dolën të dilnin mirë në sy të publikut. Çifti u lidh në nëntor të vitit 2015 në një ceremoni të mbajtur në Palm Beach, Florida dhe nuk kishin fëmijë së bashku. Sofia ka një djalë të quajtur Manolo Gonzalez nga lidhja e saj e mëparshme me Joe Gonzalez.