Këngëtarja kolumbiane Karol G ka rikthyer vëmendjen e publikut me një paraqitje provokuese në kopertinën e fundit të Playboy, e cila u rilançua vitin e kaluar.
Artistja shfaqet në një fotosesion të guximshëm, duke u bërë një nga emrat që po i japin sërish jetë revistës ikonike. Paralelisht, ajo po përgatitet për një moment historik në karrierën e saj, pasi do të jetë kryesuese në Coachella më 12 dhe 19 prill.
Me këtë arritje, Karol G hyn në histori si artistja e parë latine që mbyll një nga festivalet më të mëdha muzikore në botë, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe për përfaqësimin e komunitetit latin në skenën globale.
Në intervistat e fundit, ajo ka treguar se para se të pranonte ofertën për Playboy, kishte kërkuar mendimin e Sofía Vergara, e cila e kishte inkurajuar të mos hezitonte.
Sukseset e saj vijojnë edhe në muzikë, pas publikimit të albumit “Tropicoqueta” në vitin 2025, i cili u rendit lart në klasifikimet ndërkombëtare.
Ndërkohë, edhe pse është përfolur për një ndarje nga Feid, burime pranë tyre bëjnë të ditur se dyshja ruan një marrëdhënie të mirë pas përfundimit miqësor të lidhjes.