Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë?! Dyshja shesin rezidencën luksoze dhe jo vetëm…

Një nga çiftet që tërhoqi më shumë vëmendjen në çdo dalje të tyre publike ishte Sofia Vergara dhe bashkëshorti i saj, aktori amerikan Joe Manganiello, por gjithçka tani po tregon se dyshja nuk janë më bashkë dhe thashethemet për ndarjen e tyre sa vijnë e shtohen.

Sofia Vergara sapo mbushi 51 vjeç më 10 korrik dhe festoi me disa foto ku dukej spektakolare, por Joe nuk ishte me të, madje i dërgoi një mesazh shumë të shkurtër që shtoi spekulimet për ndarjen e tyre. “Gëzuar ditëlindjen Sofia!!!” ishte mesazhi i thjeshtë që Manganiello i kushtoi aktores kolumbiane, duke habitur fansat dhe u shoqërua me një foto të të dyve, por jo ditën kur Vergara festoi ditëlindjen e saj të 51-të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOE MANGANIELLO (@joemanganiello)

Thashethemet se ata nuk jetojnë më bashkë janë shtuar teksa kanë nxjerrë në shitje pronëne tyre luksoze ku thuhet se kanë jetuar momentet më të mira, por edhe më të këqija të lidhjes së tyre. Ndonëse u hodh në shitje në maj, vetëm tani u bënë të ditura arsyet e mundshme të vendimit të tyre.

Me rastin e ditëlindjes së saj aktorja e talentuar Sofia duket se ka zgjedhur që të kalojë kohë në një destinacion mjaft të zgjedhur, në Itali. Teksa publikoi disa imazhe më mahnitëse në Instagram të hënën që e dëshmonin këtë.