Bota Botë e Çuditshme

Alarmuese, rritet në mënyrë dramatike gjuetia e breshkave në Hong Kong!

Një nga qytetet më të dendura të populluara në botë po shndërrohet në një rrezik për breshkat. Në xhunglën e betonit të Hong Kong-ut, ku më shumë se 7 milionë njerëz jetojnë në një zonë prej mbi 1100 kilometrash katrorë ndodhet një nga strehët e fundit për një lloj ekzotik breshkash.

Bëhet fjalë për breshkat me kokë të madhe, me një pamje “si dragonj”, jo shumë të ngjashme me ato që jemi mësuar të shohim. Ato përdoren kryesisht ne mjekësinë alternative kineze, por deri tani u kishin shpëtuar gjuetarëve. Ekspertët thonë se në ishull kjo po ndryshon dhe gjuetia pa leje po rritet në mënyrë dramatike. Gjuetarët po hedhin rrjetat e tyre në kërkim të një furnizimi të ri, por kjo po dëmton natyrën.

“Hong Kongu është një nga bastionet e fundit të ruajtjes së breshkave në Azi”,-tha Sung Yik-hei, profesor i asociuar në Universitetin Lingnan. Ai ka monitoruar popullsinë e breshkave të qytetit për më shumë se një dekadë dhe vlerëson se ka rënë me 60% në 80% gjatë asaj kohe. “Situata ka ardhur në një pikë ku nuk mund të jetë më keq”, tha ai.