Celebrities Music Showbiz

Albumi i saj u nominua për çmimin “Grammy”, Selena Gomez rrëfen emocionet e saj!

Artistja e njohur Selena Gomez ka folur së fundmi mbi nominimin e albumit të saj “Revelacion” për çmimin “Grammy”. Këngëtarja 29-vjeçare ka marrë nominimin e parë nga akademia e ndarjes së çmimeve në kategorinë e albumit më të mirë latin pop për “Revelacion” dhe ajo pranoi se vendi i saj në këtë listë ishte një surprizë. Gomez ka thënë për “Entertainment Tonight” se:

Faleminderit shumë. Kam qarë si fëmijë. Isha e emocionuar. Kam punuar shumë për atë projekt, kështu që ishte një surprizë.

https://twitter.com/etnow/status/1468002517384515584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1468002517384515584%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fmusic%2Fselena-gomez-cried-like-a-little-baby-first-grammy-nomination%2F

Selena-ka shkruar gjashtë nga shtatë këngët e “Revelacion” dhe më parë ka pranuar se të nderohet muzika e prejardhjes së saj latine është diçka që ajo e ka dëshiruar prej shumë kohësh.

Kjo ka qenë diçka që e kam dëshiruar prej 10 vitesh, që të punoj në projekte spanjolle, sepse jam shumë krenare për prejardhjen time.

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur Selena Gomez dëshiron të shkatërrojë stigmat rreth shëndetit mendor, kështu që së fundmi është bashkuar së bashku më nënën e saj Mandy Teefey dhe bashkëthemeluesen e ‘Newsette’, Daniella Pierson për të nisur “WonderMind”, një platformë e re që ka këtë si qëllim kryesor.

Duke folur për ‘Entrepreneur’, treshja tha se ishin frymëzuar për të krijuar ‘WonderMind’, pasi diskutuan nëse mund të bëhet më shumë për të normalizuar bisedat rreth shëndetit mendor dhe ndanë një shqetësim të përbashkët se, startup-et dhe aplikacionet e shumta të mirëqenies po turbullonin ujërat. Kompania, e quajtur ‘WonderMind’, do të lançohet për herë të parë në shkurt të 2022-it.

Ajo luftoi me ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut si rezultat i lupusit të saj. Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.