Aktualitet

Ambasadorja Kim: Ndihmojmë Shqipërinë me sigurinë kibernetike!

“Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Shqipërinë me masat e sigurisë kibernetike, keqdashësit u përpoqën të minojnë demokracinë”. Kështu deklaroi ambasadorja e Uashingtonit Yuri Kim, duke folur sot në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë. “Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, – tha ambasadorja Kim.

E dini më mirë se të gjithë ne, se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë, si aksesi në shërbime. Drejtuesit vendorë e dinë se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë më të sigurt. Rishtas në Shqipëri, siç i kemi pasur muajt e fundit, disa keqdashës po përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, duke iu prishur qetësinë qytetarëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike, popullin shqiptar. Në SHBA po punojmë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.

Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje.

I pari sulm masiv kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, duke nxjerrë jashtë funksioni portalin e-Albania. Një tjetër sulm pasoi më 9 shtator e shkaktoi kaos në pikat kufitare pasi u godit sistemi TIMS. Shqipëria akuzoi Iranin dhe më herët këtë muaj ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike. Amerika dënoi sulmet e sanksionoi zyrtarë iranianë.