Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se është shënuar “përparim i rëndësishëm” në negociatat për një marrëveshje të mundshme me Iranin, mediat iraniane raportojnë një version më të kufizuar të diskutimeve.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare, “Tasnim News Agency”, Irani nuk ka marrë asnjë angazhim në projekt-marrëveshjen paraprake për të dorëzuar materiale të programit të tij bërthamor, pavarësisht raportimeve të mediave perëndimore.
I cituar edhe nga burime të lidhura me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), raporti thekson se negociatat mbi çështjen bërthamore janë shtyrë për një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të mundshëm të konfliktit aktual.
Sipas këtyre burimeve, drafti aktual i diskutuar mes palëve është i fokusuar vetëm në uljen e tensioneve dhe përfundimin e luftës, pa përfshirë detaje konkrete lidhur me programin bërthamor të Iranit.