Celebrities Film & Tv Showbiz

Angelina Jolie reagon pasi “Eternals” ndalohet në Lindjen e Mesme!

Filmi i ri i Angelina Jolie, “Eternals”, ka bërë bashkë shumë aktorë të njohur për të pasqyruar historinë e heronjve të pavdekshëm me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë. Filmi tregon betejën e vazhdueshme midis Eternals i botuar për herë të parë nga Jack Kirby në vitin 1976 dhe rivalëve të tyre Deviants.

Megjithatë, ky film është ndaluar në disa vende në Lindjen e Mesme për shkak të skenave homoseksuale. Së fundmi lidhur m këtë gjë ka reaguar dhe Angelina Jolie. Gjatë një konference për shtyp, aktorja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’, duke i quajtur pikëpamjet e tilla injorante.

Sipas “DailyMail”, u raportua se “Eternals” nuk do të shfaqej në  Arabinë Saudite, Katar apo Kuvajt për shkak të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe një puthje të të njëjtit seks, shkruan DailyMail. Jolie u shpreh se:

Jam e trishtuar për këtë. Dhe jam krenare për Marvel që refuzoi t’i hiqte ato skena.

Filmi, i cili do të dilte në Lindjen e Mesme më 11 nëntor, është hequr nga faqet e internetit në disa vende që reklamojnë filmat e ardhshëm. Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë, por homoseksualiteti është ende i paligjshëm në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe filmat që iu referohen çështjeve LGBT shpesh ndalohen atje. Angelina vijoi:

Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie. Si është e mundur që dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej kësaj, nuk e miraton ose e vlerëson këtë. Kjo është kaq injorante.