Auto & Moto Tech

Apple dëbon mbi 600 punëtorë nga puna!

Apple po largon nga puna më shumë se 600 punëtorë në Kaliforni, duke shënuar kështu valën e parë të shkurtimeve të punës pas pandemisë. Prodhuesi i iPhone ka njoftuar se 614 punëtorë do largohen nga puna me ligjin që hyn në fuqi më 27 maj. Bëhet e ditur se punëtorët janë dëbuar nga tetë zyra në Santa Clara sipas aktit të njohur si Warn. Por, ende nuk është e qartë se pjesë e cilit departament ishin ata punonjës.

Në shkurt Apple anuloi planet miliarda euroshe për ndërtimin e një makine elektrike. Thuhet se krerët e kompanisë i kanë njoftuar punonjësit në atë kohë se Apple po drejtohej nga programet me Al dhe pritej që një pjesë e stafit të largohet nga puna. Programi i automjeteve elektrike të Apple fillimisht synonte të ndërtonte një makinë plotësisht vetë drejtuese, por vazhdimisht planet ndryshonin dhe programi u anulua përfundimisht.

Për dallim nga kompanitë e tjera, Cupertino e Apple pati një rritje të madhe të punësimeve gjatë pandemisë COVID. Në një paraqitje të fundit, Apple deklaroi se tani numëron rreth 161 mijë punëtorë. Apple së fundmi ka hequr dorë nga planet për të hyrë në industrinë automobilistike. Bëhet e ditur se në vend të kësaj, kompania ka zhvendosur fokusin në botën e popullarizuar të Inteligjencës Artificiale (Al). Ndërkaq, ky nuk është i vetmi projekt që ka dështuar. Njihuni me disa prej tyre duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, Apple u gjobit së fundmi me 1.8 miliardë euro nga BE për shkelje të konkurrencën në transmetimin e muzikës në aplikacionin Spotify. Hetimi i BE zbuloi konkurrencën e kufizuar nga shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify. Gjoba është gati katër herë më e lartë se sa pritej nga Komisioni Evropian për të treguar se do të veprojë me vendosmëri ndaj kompanive të teknologjisë që abuzojnë me pozitën e tyre në tregun e telefonave dhe shërbimeve online.