Tech

Apple lançon iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3!

Apple ka lançuar iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3 për përdoruesit e produkteve të saj. Ky është një rifreskim modest. Sidoqoftë, ekziston një veçori e re e quajtur ‘Mbrojtja e Pajisjes së Vjedhur’. Kjo nuk përdoret për të gjetur një iPhone ose iPad të vjedhur, por për të mos lejuar që hajdutët të kenë qasje në të dhënat tuaja personale.

Funksioni u shfaq fillimisht në versionin beta të zhvilluesit të iOS 17.3 dhe në fakt është mjaft i dobishëm. Kjo nuk do t’i ndalojë hajdutët të bëjnë gjërat e tyre, por do t’i bëjë gjërat më të vështira për ta. Mjeti është i disponueshëm si për iPhone ashtu edhe për iPad.

Rikujtojmë, se hetimet në fushën e krimeve kibernetike kanë zbuluar se përdoruesve të pajisjeve “Apple” u dërgohen mesazhe, me qëllim përfshirjen në një skemë mashtrimi. Sipas policisë, kryesisht personave që zotërojnë një celular, tablet apo laptop të llojit “Apple” u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud. Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, autorët i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Për herë të parë në 12 vite, Apple ka rrëzuar Samsungun nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartfonëve. Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti Apple kishte më shumë se 1 të pestën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën. Më tej renditej, Samsung, Xiaomi, OPPO dhe Transsion pas për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas. International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë smartfonë u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.