Celebrities Gossip Showbiz

Arbana sapo i bëri Xhemit një premtim që kjo e fundit të mos ankohet më kurrë!

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku dhe gjithmonë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale, ku përveç tyre edhe djemtë e dy moderatoreve janë shokë shumë të mirë.

Së fundmi Arbana ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku një nga ndjekësit e ka pyetur nëse do të shkojë për pushime me Xhemin dhe Arbana është përgjigjur:

I kam premtuar një pushim diku në 2023 që mos ketë më gojë të ankohet gjithë jetën.

Gjatë pushimeve fundit, me anë të postimeve në Instastory, Arbana ka postuar një video të një aktoreje që imiton, ikonën Marilyn Monroe duke e ngjasuar atë me Xhemin. E teksa është rikthyer në Tiranë, në listën e gjërave që bukuroshja duhet të bëjë është padyshim dhe takimi me mikeshën e saj të ngushtë. Ky ‘ribashkim’ pasi njëra prej tyre largohet tanimë është kthyer në traditë. Dihet se marrëdhënia mes dy moderatoreve është prej vitesh shumë e afërt.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Arbana ka treguar gjithashtu se gjininë e fëmijës së tretë e ka zbuluar kur ishin me pushime dhe nuk mundën ta ruajnë me një video këtë moment, që i dha shumë emocione. Arbana ka treguar me anë të postimeve se po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj.