Travel

Studim/Njeriu ka nevojë për pushime të paktën 4 herë në vit!

Një studim i ri konfirmon se pushimet e shpeshta lidhen me shëndet më të mirë mendor dhe nivele më të ulëta stresi. Studiuesit zbuluan se individët që bënin të paktën katër pushime në vit raportuan dukshëm më pak ankth, lodhje emocionale dhe depresion krahasuar me ata që bënin një ose asnjë. Studimi, i botuar në Journal of Behavioral Medicine, thekson se pushimet e rregullta ndihmojnë në rivendosjen e sistemit nervor, ulin nivelet e kortizolit dhe përmirësojnë produktivitetin e përgjithshëm. Ekspertët thonë se këto gjetje janë një kujtesë se pushimi nuk është luks, por një domosdoshmëri për shëndetin emocional dhe fizik afatgjatë.

Deri në vitin 2050, qytetet evropiane synojnë të zhvillojnë një turizëm të balancuar që ruan ekuilibrin mes qëndrueshmërisë, përfitimeve ekonomike dhe mirëqenies sociale. Ky ishte mesazhi kryesor Forumit Global të Turizmit, ku përfaqësues nga e gjithë bota diskutuan për sfidat e rritjes së shpejtë të sektorit tê turizmit, sipas “Euronews”.

Sipas Eleonora Orsos nga rrjeti “Eurocities”, qytete si Venezia dhe Barcelona po përjetojnë një “monokulturë ekonomike”, ku bizneset e qendrave urbane shërbejnë më shumë për turistët sesa për banorët. Evropa mirëpriti gati 340 milion turistë ndërkombëtarë në gjysmën e parë të vitit 2025, një rritje prej 4% krahasuar me vitin e kaluar. Franca dhe Spanja mbeten destinacionet më të vizituara dhe parashikimet tregojnë se Spanja mund të tejkalojë Francën deri në vitin 2034.

Në botën e udhëtimeve, mikpritja shpesh vlen po aq sa bukuria e një vendi. Në Çmimet e Lexuesve 2025, lexuesit e medias Conde Nast Traveller zgjodhën dhjetë qytetet më miqësore në botë, ato që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, pavarësisht gjuhës apo kulturës. Nga qytetet historike të Azisë deri te metropolet e ndritshme të Europës e Oqeanisë, kjo renditje përmbledh destinacionet ku buzëqeshjet janë pjesë e përditshme. Në vendin e dhjetë renditet Kioto në Japoni, qyteti i tempujve, sakurave dhe mikpritjes tradicionale japoneze, ku respekti dhe rregullat e mirësjelljes janë pjesë e kulturës.