Celebrities Health & Beauty

Ariana Grande sjell në treg linjën e saj më të re të kozmetikës!

Këngëtarja bukuroshe Ariana Grande ka prezantuar në llogarinë e linjës së saj më të re të kozmetikës në Instagram, ‘r.e.m.beauty’ produktet që pritet të dalin së shpejti. 28-vjeçarja shkëlqeu me paraqitjen e saj gjatë prezantimit të linjës së re.

Domethënia e reklamës kishte të bënte më një temë të epokës hapësinore dhe futuriste me këngëtaren bukuroshe në qendër të veshur me një kapele të tejdukshme rreth fytyrës të rrethuar me kristale të mëdha shkëlqyes.

Në lidhje me markën e saj më të re Grande gjatë një interviste ka pranuar se ka punuar në heshtje të madhe për vite me rradhë dhe është shprehur se:

 Ishte kaq e vështirë të mbash një sekret për kaq gjatë!

Mendohet se produktet e saj të para do të jenë produkte kryesisht për sytë pasi për këtë gjë këngëtarja ka thënë se:

Ato janë portat kryesore për ëndrrat tona, emocionet tona, gjithçka tonën. Ata janë treguesit tanë kryesorë dhe burimet e komunikimit. Ndihem sikur ju mund të ndjeni më shumë me sytë tuaj sesa mund të artikuloni ndonjëherë.

Ndërkohë që gjatë intervistës ajo është pyetur edhe për pjesën nëse është e shqetësuar për të qenë një personazh i njohur që i është shtuar listës dhe ka hyrë në industrinë e bukurisë, ajo ka këmbëngulur se nuk ishte një frikë që ajo e kishte pasur ndonjëherë dhe se nuk është aspak e shqetësuar për këtë pjesë.

Rikjutojmë se ylli i muzikës Ariana Grande para pak muajsh na tregoi se ishte martuar me Dalton Gomez. Ata ishin fejuar që në muajin dhjetor por që vendosën që ta kurorëzonin lidhjen e tyre në muajin maj. Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e këngëtares dhe pjesëmarrës ishin më pak se 20 veta. Që pas asaj dite kur të dy e finalizuan martesën e tyre, ata e kanë mbajtur shumë të fshehtë jetën e tyre.