Celebrities Showbiz

E deshi, e mori! Ariana Grande martohet në fshehtësi me Dalton Gomez

Vetëm pak orë më parë është mësuar se këngëtarja me famë botërore Ariana Grande, më në fund e veshi fustanin e bardhë ashtu siç shpresonte t’i ndodhte në këngën e saj “Thank you, next!”.

Bukuroshja 27-vjeçare ka lidhur kurorë fundjavën që lamë pas me partnerin e saj Dalton Gomez. Ky i fundit i bëri një propozim për fejesë që në muajin Dhjetor dhe fill pas këtij propozimi, Ariana u shfaq me një unazë të madhe diamanti në gisht.

Mësohet se çifti u martuan në shtëpinë e këngëtaeres në Kaliforni ku të pranishëm ishin më pak se 20 persona. Burime pranë saj kanë treguar se ceremonia ishte private por shumë e bukur dhe Ariana më në fund ka gjetur lumturinë që meriton.

Sakaq, 25-vjeçari Dalton Gomez i cili punon si agjent pasurisht të paluajtshme e bën atë vajzën më të lumtur.