Cynthia Erivo ka vendosur t’u japë fund spekulimeve për raportin e saj me Ariana Grande, duke zbuluar se miqësia mes tyre është shumë reale dhe shumë më e fortë sesa publiku mendon.
Dy artistet, të cilat bashkëpunuan në filmin “Wicked” dhe vazhdimin “Wicked: For Good”, janë përballur prej muajsh me teori dhe komente në rrjet që sugjeronin se afrimiteti i tyre ishte thjesht për promovim.
Në një intervistë për Variety, Erivo foli hapur për marrëdhënien e tyre dhe reagoi ndaj skeptikëve.
Mendoj se njerëzit nuk besonin se ishim vërtet shoqe. Por kjo ndodh sepse nuk më njohin. Nëse jam mike me dikë, atëherë jam vërtet
-deklaroi ajo.
Aktorja tregoi se lidhja e krijuar gjatë xhirimeve vazhdon ende sot, pasi ato komunikojnë pothuajse çdo ditë me mesazhe.
Është interesante mënyra si bota krijon ide për ne pa ditur çfarë ndodh realisht. Njerëzit nga shtëpitë e tyre vendosin kush jemi dhe çfarë ndiejmë
-shtoi Erivo.
Ajo kujtoi edhe një moment të tensionuar gjatë premierës së filmit në Singapor, kur një person iu afrua në mënyrë agresive Ariana Grande-s.
Reagimi im i parë ishte ta largonin prej nesh. Ai nuk po e linte Arianën të largohej dhe unë vazhdoja ta shtyja
-rrëfeu ajo, duke e përshkruar situatën si “të frikshme”.
Deklaratat e saj kanë bërë bujë në rrjet, ndërsa shumë fansa kanë komentuar se intervista tregoi një anë më personale dhe të sinqertë të raportit mes dy yjeve të “Wicked”.