Celebrities Gossip

Arjan Konomi zbulon se pse nuk është martuar asnjëherë!

Opinionisti dhe gazetari shumë i njohur për të gjithë, Arjan Konomi, i cili është bërë një ndër personazhet më të përfolur që nga pjesëmarrja e tij në emisionin “Për’puthen”, si opinionist, nuk është martuar asnjëherë.

Ironike ishte fakti se ai ndodhej në program për të dhënë mendimin e tij e kritikuar lidhjet, bisedat, takimet e të rinjve në emision, por ndërkohë nuk ka qenë ndonjëherë në një lidhje të gjatë romantike.

Gjatë kohës që ishte i ftuar në një nga televizionet, Arjani ka zbuluar se përse ka zgjedhur të qëndrojë beqar.

Sepse nuk dua të fus në shtëpi një të panjohur që të më marrë pasurinë.