Lifestyle Travel

Arsyet pse Irlanda është një destinacion mbresëlënës në çdo stinë!

Peisazhe mbresëlënëse, mikpritje mesdhetare me atmosferat e magjishme të veriut të Europës. Këto dhe shumë më tepër karakterizojnë Irlandën, një vend ku historia dhe legjendat bashkëjetojnë në kështjellat e shumta si dhe në tregimet e vjetra në pub-et e Dublinit, përballë birrës karakteristike Guinness.

Por përtej stereotipave, në Irlandë nuk mungojnë edhe plazhet magjepsëse, jeta e natës plot shije dhe një ekonomi nga më të përparuarat, ku disa prej kompanive më të mëdha në botë kanë vendosur të ndërtojnë selitë e tyre. Padyshim, një destinacion që preferohet gjithmonë e më shumë, e bukur në çdo stinë.

Peisazhe mbresëlënëse, mikpritje mesdhetare me atmosferat e magjishme të veriut të Europës. Këto dhe shumë më tepër karakterizojnë Irlandën.

Historia dhe legjendat bashkëjetojnë në kështjellat e shumta si dhe në tregimet e vjetra në pub-et e Dublinit, përballë birrës karakteristike Guinness.

Shkëmbinjtë e Moherit, në provincën e mrekullueshme të Claire

Fshati Doolin, një nga qendrat e muzikës tradicionale irlandeze

Gadishulli i Kokës së Deles (Sheep’s Head), në Cork

Pamje nga Cork

Disa hotele kanë edhe kinematë e tyre, si kjo e Hotel Montenotte në Cork

Kështjella e Glenveagh, një vend i bukur edhe i thjesht për të bërë një pushim gjatë orës së çajit

Parku Kombëtar i Glenveagh

Qyteza e Cliffden

Parku Kombëtar i Connemara, një parajsë plot shtigje mbresëlënëse

Fshati Claddaghduff

Plazhi i Keem Bay

Benbulbin, në rajonin e Sligo-s

Tani që më në fund mund të udhëtojmë lirisht nëpër botë, nisja e një udhëtimi vetëm nuk është më një gjë e veçantë, por një përvojë jetësore që tërheq interesin e shumë njerëzve. Megjithatë, ideja për të udhëtuar vetëm mund të jetë e frikshme për këdo që i afrohet për herë të parë këtij lloji pushimi.

Por padyshim ka disa aspekte pozitive në udhëtimet e vetme, është e pamohueshme që bota duket ndryshe kur shikohet vetëm nga një palë sy. Ne po ju sjellim 5 destinacione të pagabueshme për udhëtarët e vetmuar, vende në të cilat me siguri mund të përjetoni një aventurë të mrekullueshme.