Celebrities Film & Tv Showbiz

Askush nuk e donte Al Pacinon në “The Godfather”?! Aktorja e njohur Diane Keaton befason me deklaratën e saj!

Aktorja dhe regjisorja e njohur Diane Keaton ka treguar se askush nuk e donte Al Pacinon në kastin e “The Godfather”. Aktorja ka thënë se ikona hollivudiane nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone në filmin e Francis Ford Coppolas të vitit 1972. Megjithatë, aktori e fitoi rolin dhe pjesa tjetër është histori.

Askush nuk e donte Al Pacinon. Ata nuk donin që ai ta luante rolin”-ka theksuar 76-vjeçarja për ‘Entertainment Tonight’. Kujtojmë se Diane Keaton ka luajtur rolin e Kay Adams Corleone në film, një mësuese që bie në dashuri me personazhin e luajtur nga Al Pacino. Aktorja ka thënë gjatë intervistës se tani i duket e çuditshme që filmi është zhvilluar kryesisht rreth karakterit të Pacinos, duke qenë se personazhi i tij si lider mafioz është bërë legjendar.

Unë isha në trupën e aktorëve para Al Pacinos. A nuk është e çuditshme? Çfarë do të ishte Kumbari pa të? Është një nga ato gjërat e çuditshme dhe të pazakonta në jetë.

Keaton tregoi se ishte e pranishme në audicionin e dytë të 82-vjeçarit kur producentët megjithatë vendosën t’ia jepnin atij rolin. “A mund ta besoni këtë? Pasi ai ndodhej sërish në audicion, ata nuk e donin”,-është shprehur aktorja. Asokohe, për rolin e tij, Al Pacino u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, ndërsa Marlon Brando që luajti babanë e tij, Vito Corleone fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.

Rikujtojmë, se para disa muajsh qarkulloi lajmi se Al Pacino është në një romancë me producenten 53 vite më të re, Noor Alfallah. Pacino dhe Alfallah u fotografuan së bashku duke darkuar në një ekspozitë të re arti me veprat e piktorit Julian Schnabel. 28 vjeçarja ka qenë më parë në lidhje me Mick Jagger, investitorin miliarder dhe filantropistin Nicolas Berggruen dhe gjithashtu është parë në Los Angeles me 91-vjeçarin Clint Eastwood, për të cilin ajo këmbënguli se ishte mik i familjes.