Gossip

Al Pacino kapet sërish me ish-partneren 54 vite më të re?

Aktori legjendar amerikan Al Pacino, 85 vjeç, është fotografuar së fundmi duke dalë nga një restorant luksoz në Los Angeles në shoqërinë e ish-partneres së tij, Noor Alfallah, 31 vjeçe, duke ringjallur menjëherë thashethemet për një pajtim të mundshëm mes tyre.

dy u panë në ambientet ekskluzive të San Vicente Bungalows, një vend i frekuentuar shpesh nga emra të njohur të Hollywood-it. Pamjet nuk kaluan pa u vënë re nga paparacët, të cilët tentuan t’i pyesnin drejtpërdrejt për zërat e ribashkimit, por as Pacino dhe as Alfallah nuk dhanë komente zyrtare.

Çifti nisi lidhjen e tyre në vitin 2020 dhe në vitin 2023 u bënë prindër të një djali, Romanit. Megjithatë, pak kohë pas lindjes së tij, ata konfirmuan ndarjen, duke theksuar se do të ruanin marrëdhënie të mira për hir të fëmijës.

Së fundmi, një gazetar i TMZ e pyeti Noor Alfallah drejtpërdrejt nëse kishte një pajtim mes tyre.

Përgjigjja e saj u interpretua si mjaft domethënëse:

Jemi bashkë çdo ditë. Kush nuk do të donte të ishte me të?

-një deklaratë që vetëm sa i shtoi dyshimet.

Zërat u shtuan edhe më shumë muajin e kaluar, kur Al Pacino u fotografua me një unazë ari në dorë. Megjithatë, menaxheri i aktorit i mohoi menjëherë spekulimet për martesë, duke kujtuar se vetë Pacino ka shprehur hapur neverinë ndaj institucionit të martesës në librin e tij autobiografik “Sonny Boy”, botuar në vitin 2023.

Noor Alfallah, e njohur edhe për lidhjen e mëparshme me prezantuesin Bill Maher, thuhet se ruan një marrëdhënie shumë të mirë me Pacinon, ndërsa të dy janë të përkushtuar në rritjen e djalit të tyre.

Al Pacino është baba i katër fëmijëve: vajzës Julie (35), nga lidhja me Jan Tarrant, si dhe binjakëve Anton dhe Olivia (24), nga marrëdhënia e tij me aktoren Beverly D’Angelo.

Nëse kemi të bëjmë me një romancë të rikthyer apo thjesht me një bashkëprindërim të afërt, mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Al Pacino vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në ekran, ashtu edhe në jetën private.