Aktualitet

Balla çon në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani: S’kam për të hequr dorë kurrë!

Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani tha se shpreson që drejtësia të japë rezultat.

Dosja me dokumente të reja të cilat mendoj por drejtësinë kjo çështje është e qartë. Shpresoj që drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë, 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe e vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kaq mund tju them sot. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë mendoj se kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them.

Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje. Sot ai ka depozituar ë SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia do i shkojë deri në fund.

Gjithashtu Balla thekson se  prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Taulant Balla ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për grabitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’.