Bota Sport

Banka e Argjentinës kërkon të vendosë fytyrën e Messit në kartmonedhat e vendit!

Pas fitores së Kupës së Botës, Leo Messi është kthyer padyshim në një figurë tepër të dashur për Argjentinën.

Por duket se adhurimi i argjentinasve për “pleshtin” shkon edhe më tej, dhe kjo vërtetohet nga ideja më e fundit që ata kanë hedhur. Më konkretisht, bëhet fjalë për një propozim të Bankës Qëndrore të Argjentinës, për të vendosur fytyrën e Messit në kartëmonedhat e vendit. Sipas gazetës financiare El Financiero, edhe pse gjithçka nisi fillimisht me shaka, banka ka zhvilluar një takim ku ka diskutuar mundësinë e këtij veprimi.

Monedhat përkujtimore ishin futur në të kaluarën nga banka për të shënuar fitoren e parë të Argjentinës në Kupën e Botës në shtëpi në vitin 1978 dhe 50-vjetorin e vdekjes së Eva Peron, gruaja e ish-presidentit Juan Domingo Peron.

Sipas raportit, kartëmonedha do të ketë gjithashtu ‘La Scaloneta’ në pjesën e pasme për të nderuar trajnerin Lionel Scaloni.

Në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, Argjentina mundi Francën 4-2 në penallti, pasi ndeshja ishte e barabartë 3-3 deri në kohën shtesë.